75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / L A

Ardon Jashari në radarin e shumë klubeve të mëdha italiane

Ardon Jasharit i janë dashur pak muaj te Club Brugge për të dëshmuar potencialin që ka.

Jashari, në verën e kaluar u transferua nga Luzerni te klubi belg. Dhe verën e ardhshme mund ta bëjë hapin gjigant në karrierë.

“Calciomercato” ka raportuar se për Jasharin tani po interesohen Juventusi, Napoli dhe Atalanta.

22-vjeçari pak javë më parë vazhdoi kontratën me Club Brugge, por gjasat që të mbetet në Belgjikë edhe pas verës po zvogëlohen vazhdimisht.

Një top-ligë dhe top-klub duket se është destinacioni i ardhshëm i reprezentuesit të Zvicrës.