75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / Gj Sh

Ardon Jashari reagon pas lëndimit, ka një mesazh për tifozët

Transferi i ri i Milanit, Ardon Jashari ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes.

Futbollisti me preardhje nga Kosova, nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme ndaj Lecces, derisa ka pasur raportime se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Zvicrës, për ndeshjen kundër Kosovës, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatiit Botëror, e që zhvillohet me 5 shtator, shkruan IndeksOnline.

Jashari përmes një reagimi në Instagram, ka falenderuar të gjithë për mbeshtetjen që ka marr në orët e fundit dhe ka premtuar se do të kthehet më i fortë.

”Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve për mbështetjen dhe mesazhet tuaja të jashtëzakonshme në orët e fundit.

Fokusi im i plotë është të punoj shumë, të kthehem më i fortë se kurrë dhe të kontribuoj në arritjen e qëllimeve tona së bashku me këtë skuadër të shkëlqyer.

Për të gjithë ju. Forza Milan”, ka shkruar Jashari./IndeksOnline/