75 Mall Live Search
14:05 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / S Z

Arenliu viziton Psikiatrinë, i përgëzon për avansim të shërbimeve

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arënliu- Hoxhaj, ka vizituar Klinikën e Psikiatrisë, në të cilën së fundmi është bërë riorganizimi i reparteve dhe shtimi i kapaciteteve me shtretër.

Drejtori i kësaj klinike, Faton Kutllovci, e njoftoi drejtoreshën, se në kuadër të riorganizimit, është hapur Reparti i ri  i Sëmundjeve të Varësisë, me ç’rast është dyfishuar numri i shtretërve, nga 6 sa kishte, në 12 shtretër.

Sipas tij, në kuadër të ish- Repartit të Sëmundjeve të Varësisë, sot është hapur  Reparti i ri, që nuk ka ekzistuar më parë,  Reparti i Çrregullimeve Akute- Psikotike,  i cili do te ketë 6 shtretër.

Drejtoresha Arënliu- Hoxhaj, përgëzoi stafin e klinikës për këtë riorganizim dhe hapjen e shërbimeve të reja, duke ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e ShSKUK për zgjerim dhe avansim të mëtejmë të shërbimeve në Klinikën e Psikiatrisë./IndeksOnline/