75 Mall Live Search
22:31 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Aresnali barazon me Nottinghamin, Liverpuli ”fërkon” duart

Arsenali ka bërë një tjetër gabim, dhe duket se është dorëzuar në garën për titull.

”Topçinjët” nuk arritën më shumë se një barazim 0-0, në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, shkruan IndeksOnline.

Ky rezultat i bën nder Liverpulit, e cila po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të Premierligës.

Arsenali ka grumbulluar 54 pikë pas 27 ndeshjeve, 10 më pak se Liverpuli, e cila aktualisht po fiton ndaj Newcastle United.

Në anën tjetër, Nottingham Forest renditet në vendin e tretë me 48 pikë./IndeksOnline/