09:22 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohen për prostitucion

Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar pasi dyshohet të jenë marrë me prostitucion në Raushiq dhe Vitomiricë të Pejës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Të dyshuarit, pas intervistimit janë liruar, teksa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Raushiq dhe Vitomiricë, Pejë (NN) 16.02.2022 – 10:00. Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër, nën dyshimin se janë marrë me prostitucion. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.