75 Mall Live Search
09:45 / E Enjte, 09 Janar 2025 / L K

Argita Berisha tregon pse u thirr nga SPAK-u

Argita Berisha foli pasi doli nga ambientet e SPAK-ut ku deklaroi se ishte thirrur mbi akuzat që ka ngritur ndaj gjyqatares Irena Gjoka.

Ajo tha se akuzat e saj ndaj gjyqtares i ka të referuara nga shkrimeve mediatike, ndërsa tha se SPAK-u ka për detyrë të hetojë.

“U thirra si një person që mund të ketë dijeni mbi çështjen. Në parim, dhe bazuar në kodin, SPAK ka mundësi që të zgjerojë objektin e hetimit dhe të arrijë në zbardhjen e së vërtetës. Unë i jam referuar shkrimeve mediatike, SPAK ka për detyrë të hetojë, nuk është detyra ime të bëjë punën e SPAK. Megjithatë, nuk kam besim te një institucion që mbajti për një vit në arrest liderin e opozitës ndërsa Jamarbër Malltezi është në arrest vetëm për faktin se mori tokën e tij. Mund të mendoni se çfarë standarti ka ky institucion. Përsa i përket veprave të tjera penale të Irena Gjokës, SPAK-u nuk ka preferuar të kryejë hetime”, tha Argita Berisha.