Argjent Mustafa firmos me Drenicën

Futbollisti kosovar, Argjent Mustafa ka firmosur me skuadrën e Drenicës.
Lajmin për transferimin e tij te Drenica e ka bërë të ditur vet, Mustafa përmes një postimi në “Facebook”, shkruan IndeksOnline
Ai u shpreh i lumtur me këtë transferimi, madje thotë se do të kthej skuadrën kuq e zi aty ku e meriton.
“I lumtur që nënshkrova me KF Drenica, sërish. Do ta jap maksimumin që, bashkë me shokët e skuadrës, ta kthejmë ekipin kuq e zi aty ku e ka vendin”.
