75 Mall Live Search
08:48 / E Diele, 04 Korrik 2021 / OSH

Argjentina arrin në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, Messi shkëlqen

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Argjentina ka arritur të eliminoj Ekuadorin, duke e mposhtur me rezultat 3:0, transmeton Indeksonline.

Ylli i kësaj ndeshje ishte Lionel Messi që pati dy asistime dhe arriti të shënoi një gol.

Golin e parë e shënoi De Paul në minutën e 40-të, pastaj Lautaro Martinez arriti të shënoi në minutën e 84-të dhe Messi e shënoi golin e tretë në minutën e 93-të nga goditja e lirë.

Argjentina në gjysmëfinale e pret Kolumbinë që arriti të eliminoj Uruguain mbrëmë pas mesnate me anë të penaltive.

Fituesi i ndeshjes Argjentina-Kolumbia në finale e pret fituesin e ndeshjes Peru-Brazil./Indeksonline/