75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Argjentina barazon pa gola me Kolumbinë, ”shpërthen” Brazili

Kombëtarja argjentinase është përballur dje me Kolumbinë në kuadër të një miqësoreje.

Dhe Argjentina nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Kolumbisë në ndeshjen e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkundër rasteve më të mira, startimit me Mauro Icardin nga minuta e parë dhe inkuadrimin e Paulo Dybalas në pjesën e dytë, Argjentina nuk arriti të shënojë.

Nga ana tjetër, edhe Kombëtarja e Brazilit ka zhvilluar një miqësore luksi me El Salvadorin, transmeton IndeksOnline.

Djelmoshat e Tites arritën të regjistrojnë fitore me rezultat të thellë, 5-0 ndaj El Salvardorit.

Golat për ”Seleçao” i shënuan Neymar, Richarlison (2), Coutinho dhe Marquinhos./IndeksOnline/