75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Argjentina e fortë për Holandën, kalon në gjysëmfinale

Argjntina është gjysëmfinalistja e dytë e Kupës së Botës.

Në çerekfinale, Argjentina mposhti në ”Lusail Iconic Stadium” kombëtaren e Holandës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa nuk kishte ndryshime gjatë vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Serin e golave e hapi Nahuel Molina në minutën e 35-të.

Argjentina dyfishoi epërsinë me Lionel Messin i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 73-të.

Holanda deri në fund të kësaj ndeshje ishte të ngushtonte rezultatin me Wout Weghorst në minutën e 83-të.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Weghorst arrti të shënoj përsëri në 90+11 duke e derguar ndeshjen në vazhdime.

Argjentina në gjysëmfinale do të takohet me Kroacinë./IndeksOnline/