Argjentina e Lionel Messit mposhtet nga Paraguai

Kombëtarja e Argjentinës ka humbur në ndeshjen e raundit të 11-të në para-kualifikime për Kupën e Botës 2026.
Kampioni momental i botës, u mposht 2:1 nga Paraguai në një ndeshje tejet interesante, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm për ekipin e Lionel Scalonit e shënoi Lautaro Martinez pas një asisti nga Enzo Fernandez.
Në anën tjetër, golat i shënuan: Sanabria dhe Alderete.
Lionel Messi luajti gjithë ndeshjen, kurse në faqen e njohur “Flashscore” u vlerësua me notën 6.7./Indeksonline/
Tonny Sanabria levantou o estádio com um GOLAÇO contra a Argentina 😱🔥 pic.twitter.com/mOQAY4r9wk
— B24 (@B24PT) November 14, 2024