75 Mall Live Search
22:21 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Argjentina – Franca, ja kur do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës

Është mësuar finalja e madhe e Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Argjentina do të luaj kundër Kampionit në fuqi, Francës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e diel me 18 dhjetor në ”Lusail Iconic Stadium” më fillim nga ora 16:00.

Ndërsa një ditë para finales, në të njertin orar, do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokos./IndeksOnline/