Argjentina i fillon mbarë kualifikimet për Botëror, Messi ja sjellë tre pikët e para

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e parë për kualifikime në Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.
Argjentina arriti të fitoj kundër Ekuadorit me rezultat të ngushtë 1:0, transmeton Indeksonline.
Golin e vetëm e shënoj Lionel Messi në minutën e 13-të nga penaltia. Gjatë tërë ndeshjes, Ekuadori nuk pati asnjë goditje në portë.
Ndeshjen e radhës, Argjentina do ta luaj kundër Bolivisë, ndërsa Ekuadori do të ketë punë me Uruguain./Indeksonline/