Argjentina nis eliminatoret e “Katarit 2022”, Scaloni publikon listën e të grumbulluarve

Në Amerikën e Jugut, do të nisë fushata kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022 dhe trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni, ka publikuar mbrëmjen e sotme listën me futbollistët që do të grumbullojë për dy sfidat e para.
Nuk mungojnë në listë emra si Lionel Messi, Paulo Dybala e Lautaro Martinez, ndërsa sulmuesi i Paris Saint Germainit, Mauro Icardi, vijon të mos pëlqehet nga Scaloni, që e ka lënë sërish jashtë.
Argjentina, do të luajë përballë Ekuadorit më 8 tetor dhe përballë Bolivisë më 13 tetor, takime që do të provojë t’i fitojë për ta nisur mbarë edicionin eliminator të “Katarit 2022”.
