Argjentina pëson humbje pa Lionel Messin

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur ciklin kualifikues në Kupën e Botës 2026 me humbje minimale 1:0 ndaj Ekuadorit.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Valencia nga penalltia në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline
Kjo humbje e Argjentinës vjen për shkak të kartonit të kuq që mori Otamendi në minutën e 31’të.
Ekuadori mbeti gjithashtu me një lojtar më pak në fushë, në minutën e 50’të, mesfushori i Chelseat, Caicedo mori dy të verdhë.
Argjentina e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës dhe tashmë do t’i luajë vetëm dy ndeshje miqësore në muajin tetor.
Kurse në muajin mars, Argjentina luan finalen e “Finalssima” ndaj Spanjës./Indeksonline/