16:16 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Argjentina Ramosaj në vendin e preferuar, Bjeshkët e Rugovës

Pas rikthimit në muzikë, ajo erdhi më fuqishëm se asnjëherë.

Vitin  e kaluar këngët e Argjetina Ramosajt u pëlqyen dhe u dëgjuan jashtëzakonisht shumë.

Por, përveç sukseseve të saj në muzikë, Argjentina shquhet dhe është një nga femrat shqiptare me një bukuri natyrale.

Thjeshtësia dhe modestia e saj dëshmon se pa operacione plastike dhe pa u zhveshur mund të dukesh bukur.

Bukuroshja këtë  e dëshmon edhe në fotografitë e fundit të postuara në Instagram. Ku nga Bjeshkët e Rugovës ajo vjen mahnitëse me flokët e saj të gjata lëshuar mbi supe e një bluzë të zezë verore./Indeksonline/