75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 11 Korrik 2026 / MSH1

Argjentina Ramosaj shijon malet e Rugovës

Argjentina Ramosaj po pushon në Rugovë.

Për dallim nga shumë njerëz që zgjedhin bregdetin në këtë kohë të vitit, Argjentina ka vendosur të pushojë në malet e shtrira në periferi të Pejës, raporton IndeksOnline.

Ajri i pastër dhe natyra mbresëlënëse e Rugovës po shijohen nga Argjentina, që ka vendosur të kombinojë klimën malore me pak not në pishinë.

Ajo ka postuar fotografi në rrjetet sociale dhe duket më në formë se asnjëherë./IndeksOnline/