75 Mall Live Search
15:58 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Argjentina “shkatërron” Francën, kalon në finale të Kampionatit Botëror

Argjentina ka mposhtur Francën në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror që po mbahet në Kinë me rezultat 80:66.

Jug-amerikanët ishin gjatë tërë kohës në epërsi, me francezët aspak në disponim të mirë dhe nuk arritën t’a rrezikonin fitoren e argjentinasve.

Më i miri te argjentinasit ishte veterani 39 vjeçar, Scola, i cili tregoi kualitetet e tij edhe në këtë moshë.

Tash, Argjentina do të përballet në finale me Spanjën e cila mposhti Australinës pas dy vazhdimeve, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, Franca do të ndeshet për vendin e tretë me befasinë e këndshme, Australinë./Indeksonline/