75 Mall Live Search
08:11 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / G T

Argjentina e mbyll vitin me fitore, Messi asist/ Lautaro supergol

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar një fitore në raundin e 12-të në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Kampioni i botës mposhti minimalisht 1:0 Perunë, ku golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, shkruan Indeksonline

Martinez shënoi një eurogol pas një asisti të bukur nga Lionel Messi.

Me këtë fitore, Argjentina shkon në kuotën e 25 pikëve në pozitën e parë, duke mbyllur kështu vitin 2024 me një fitore të madhe.

Kujtojmë që ndeshjet ndërkombëtare rikthehen në vitin e ardhshëm, gjatë muajit mars 2025./Indeksonline/