75 Mall Live Search
15:37 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / AR

Argjira Lluka: Cineplexx, vendi që krijon kujtime për të gjitha gjeneratat

Menaxherja e Cineplexx, Argjira Lluka, ka bërë një bilanc të vitit 2025 dhe ka ndarë planet për vitin 2026, duke theksuar se kjo kinema nuk është vetëm një vend për filma, por një hapësirë që bashkon gjenerata të ndryshme dhe krijon kujtime të paharrueshme.

Sipas saj, viti 2025 ka qenë historik për Cineplexx, me shumë suksese dhe përmirësime të rëndësishme, përfshirë prezantimin e formatit premium IMAX, transmeton IndeksOnline.

“Do të vazhdojmë të mbështesim filmat shqiptarë,” tha Lluka, duke shtuar se sukseset e tyre nuk vijnë vetëm nga cilësia e filmave, por edhe nga mbështetja e mediave dhe e publikut.

Për vitin 2026, Cineplexx planifikon të ofrojë jo vetëm filma në formatin IMAX, por edhe në formate të tjera, si dhe evente speciale si koncerte dhe shfaqje biografike, përfshirë jetën e Michael Jackson dhe shumë aktivitete të tjera.

“Përkrahja që na jepni është çelësi i suksesit tonë. Do të vazhdojmë të mbështesim kinemanë dhe filmat shqiptarë ashtu si ditën e parë,” tha Lluka.

Gjatë vitit të kaluar, Cineplexx ka shfaqur një gamë të gjerë filmash në formate të ndryshme, duke ofruar eksperienca unike për të gjitha moshat dhe duke krijuar kujtime që mbeten gjatë për çdo vizitor./IndeksOnline/