18:16 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Argjira Spanca, blogerja nga Prishtina që inspirimin e gjen në Instagram

Dëshira për tu dukur bukur, me stil dhe gjithnjë në hap me kohën është synim i çdo femre. E me avancimin çdo ditë e më shumë të teknologjisë mundësitë për të arritur qëllimet dhe për të përcjellë modën e fundit është tejet i madh. Por sigurisht duhet përkujdes dhe mbi të gjitha shije.

Duke qenë se moda është pasioni i saj, modelja nga Prishtina, Argjira Spanca ka hapur një blog personal, i cili sipas saj do t’i shërbej çdo femre që dëshiron të duket bukur. Argjira për lexuesit e Indeksonline ka treguar çdo gjë për pasionin dhe synimet e saj në botën e modës.

A mund t’na tregosh si lindi dëshira për tu marr me modë?

Bota e modës gjithmonë ka arrit me ma marrë vëmendjen time. Gjatë periudhave të ndryshme të jetës time gjithmonë e kom pas mendjen që do të jem pjesë e industrisë së modës apo makeup-it! Interesimi im për fashion ka fillu prej një moshe shumë të vogël edhe jom shumë e lumtur që më në fund kam fillu rrugëtimin tim drejt andrrës time.

Sa i përcjell trendet e fundit dhe ku e gjen inspirimin?

Gjithmonë! Mirëpo kjo nuk do të thotë se gjithmonë më pëlqejnë ato, mirëpo kom dëshire me qenë në dijeni për çdo të re!

Inspirimin shumicën e kohës e gjej në Instagram, mirëpo në kohë të lirë lexoj edhe shumë artikuj në Cosmopolitan, Vogue, Elle, Harper’s Bazaar.

Ditëve të fundit keni hapur dhe një blog tuajin si lindi ideja?

Idenë për blog e kom pas qysh vite më parë, më në fund kom arrit me realizu me ndihmën e shokut tim And Islamit, i cili është marrë me çdo detaj. Shoqëria ime gjithmonë ka qenë ajo e cila m’ka shty drejt blogut pasi që kanë qenë në dijeni për dëshirën time të madhe ndaj botës së modës dhe makeup-it.

Në çka po fokusoheni më shumë?

Blogun e kom nis me idenë me qenë i përgjithshëm, mirëpo për momentin fokusi im osht në Fashion edhe Make-Up! Shumë shpejtë do të integroj edhe shumë gjana dhe tema të reja në të cilat veçse kom fillu me punu që besoj që lexuesit do t’i pëlqejnë shumë.

Kujt mund t’i kontribuoj ky blog?

Per momentin çdo femre të cilës i pëlqen të kujdeset për vetën, lëkurën, make-up, stilin, etj. Në të ardhmen ka me pas postime që mund të ju ndihmojë edhe gjinisë mashkullore.

Cilat janë synimet e tua përmes kësaj iniciative?

Synimi im kryesor osht që lexuesit e mij gjithmonë të ndahen të kënaqur, edhe të gjejnë përgjigjje mbi stilim më të lehtë. Jetojmë në një kohë ku kemi qasje në produkte të ndryshme dhe marrim informata të ndryshme nga rrjetet sociale, mirëpo blogu im do të jetë gjithmonë një vend pozitiv me këshilla të lehta dhe praktike për t’u zbatu nga çdo femër./Indeksonline/