18:22 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Argjira Spanca pas deklaratës për meshkujt kosovarë: Ka qenë shaka, por edhe për tu vetëdijesuar

Blogerja e njohur nga Kosova, Argjira Spanca prej kohësh ka filluar një karrierë në moderim në një nga emisionet më të ndjekura shqiptare ‘E diel në Top Channel’.

Por, së fundi Argjira ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Thumb’ ku në mes tjerash ajo është pyetur se cilët meshkuj i pëlqen më shumë ata nga Shqipëria apo Kosova.

“S’po dua të ofendoj më shumë, por mendoj se djemtë më të bukur janë në Prishtinë. Por qesh gjithmonë me shoqet e mia, se në Tiranë kur të ngucin përdorin fjalë shumë të ëmbla, në Kosovë dinë me të nguc shumë me fjalë banale, domethënë të vjen për të vjellë, kur të ngucin atje”, ishte përgjigjia e Argjirës e cila zgjoj shumë reagime dhe bërë bujë në media.

Pas gjithë kësaj, Argjira ka bërë një reagim përmes një postimi në Instagram ku edhe ka sqaruar edhe një herë atë se çfarë ka dashur të thotë.

“Tani që jam në media e di se si funksionojnë këto gjëra, por dua të falënderoj të gjitha portalet të cilat kanë transmetuar fjalët e mija siç edhe i kam thënë në intervistë, pa i transformuar! Idea ka qenë për ngacmimet në rrugë që bëhen, që fatkeqësisht të gjitha ne femrat e kemi përjetuar si gjë edhe e dimë se si na bën të ndihemi! Ka qenë edhe si shaka e thënë nga ana ime, po pse jo edhe një vetëdijesim i meshkujve që ju duhet ta respektoni motrën tuaj, nënën, shoqen dhe të gjitha” ka shkruar Argjira në postimin e saj./Indeksonline/