Ari arrin një rekord të ri
Çmimet e arit arritën një nivel rekord të mërkurën, ndërsa pritjet u rritën për uljen e mundshme të normës së interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së.
Ari u rrit me rreth 1% që nga ora 06:30 GMT të hënën, në një nivel rekord prej 4,633 dollarësh për ons, duke arritur një pikë historike maksimale.
Gjatë 12 muajve të fundit, çmimet e arit u rritën me rreth 70.7% për shkak të tensioneve tregtare dhe gjeopolitike, si dhe uljeve të normave të interesit nga banka qendrore, shkruan Anadollu Agnecy, transmeton KosovaPress.
Argjendi gjithashtu u rrit me 3.1% në 89.53 dollarë për ons të mërkurën. Në 12 muajt e fundit, argjendi u rrit me mbi 180%.
Të martën, indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) në SHBA u rrit me 0.3% në muaj dhe 2.7% në vit në dhjetor, në përputhje me pritjet.
Pas shifrave zyrtare të inflacionit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, duhet të ulë normat e interesit “në mënyrë kuptimplote”.
Trump e kritikoi Powell si “jokompetent” ose “të shtrembër”.
Mandati i Powell si kryetar i Rezervës Federale do të përfundojë këtë maj.

