Arian Çani braktis TV Klanin, sezonin e ri “Zonë e lirë”, do të shfaqet në tjetër televizion

Emisioni “Zonë e lirë”, që prej 17 vjetësh drejtohet nga Arian Çani, nuk do të shfaqet më në ekranin e Tv Klanit, siç ka ndodhur deri sot.
Mësohet se në këtë sezon të ri, Çani do ta transmetojë emisionin e tij në kanalin “Abc News”.
Nuk dihet ende nëse ka ndonjë konflikt që e ka bërë Çanin të heqë dorë nga ekrani i TV Klan, për t’u transferuar në Abc News, apo bëhet fjalë vetëm për mbyllje kontrate.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Gjithsesi, zërat pritet që të konfirmohen nga vetë drejtuesi i “Zonë e lirë”, i cili do të japë gjithashtu detaje të reja në lidhje me formatin e ri që pritet të ketë emisioni.
“Zonë e lirë” e filloi transmetimin në “Telenorba” në vitin 2003, për t’u transferuar më pas në Vizion Plus. Ndërkohë prej vitesh tashmë, ky emision shfaqej në Tv Klan.