18:51 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Arian Daci la pas gruan dhe dy djemtë e tij

Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Arian Daci ka vdekur sot pasi e zuri një ortek i borës në Brezovicë.

Ai mbeti i vdekur, ndërsa Ardian Bakalli që ishte më të, është në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Po, mund t’ju konfirmojmë se ka ndodhur orteku dhe ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes. E kemi nxjerr trupin e pajetë, ndonëse jemi munduar të japim ndihmën tonë maksimale. Ai nuk ka dhënë shenja jete”, ka thënë për Indeksonline, Rifat Bytyqi, pjesë e Njësitit të Shpëtimit në këtë Qendër Turistike.

Ariani, djali i akademikut, Nexhat Daci, ishte pjesë e Qeverisë që nga nëntori i vitit 2017.

Ai ishte i pasionuar pas skijimit, ku përmes shumë fotografive në rrjetet sociale ka treguar se e pëlqen shumë këtë sport.

Daci pas vetës ka lënë gruan Meritën dhe dy djemtë e tij.

Për vdekjen tragjike të Arianit kanë ngushëlluar pothuajse të gjithë politikanët, të cilët ndanë dhimbje për ndarjen e tij nga jeta./Indeksonline/.