Arian Kabashi bën një hap të madh në karrierë
Talenti kosovar, Arian Kabashi ka marrë kontratën e parë profesionale në karrierë. 21 vjeçari nga Gurrakoci i Istogut është shpërblyer me kontratë nga skuadra e famshme suedeze, Elfsborg.
Kabashit i është ofruar kontratë 2 vjeçare te Elfsborg pas shtatë vitesh të kaluara në akademinë e kësaj skuadre.
“Jam krenar që tani quhem një lojtar i Elfsborg. Kam ardhur këtu si 13 vjeçar dhe që atëherë kam synuar këtë gjë. Nuk po më pritet deri sa të filloi sezoni i ri” ka thënë Kabashi.
Djaloshi 20 vjeçar kosovar i kishte shënuar Real Madridit gol në ndeshjen e grupmoshave të reja në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/