75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / G T

Arian Qallaku befason me skuadrën e re, i bashkohet Yllit?

Basketbollisti i njohur i Superligës së Kosovës, Arian Qallaku është afër marrëveshjes me Golden Eagle Ylli.

Sport360 raporton se Qallaku ka arritur marrëveshje dhe nga sezoni i ri do të jetë lojtar i klubit nga Suhareka.

Qallaku së fundmi ishte pjesë e KB Pejës ku kaloi një sezon fantastik, duke u bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin e “shqiponjave”.

Basketbollisti shqiptar më parë ka qenë pjesë e klubeve, si Rahoveci dhe Sigal Prishtina./Indeksonline/