Arian Tahiri dhe Nafije Rexha në takim me gratë mitrovicase: Do ta kenë vendin e merituar

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Arian Tahiri bashkë me asambleisten dhe kandidaten për një mandat të ardhshëm në asamble, Nafije Rexha kanë takuar gratë e qytetit.
Tahiri ka premtuar se gratë e Mitrovicës do të kenë përkrahje dhe mundësi të barabarta që të jepin kontributin e tyre në të gjitha sferat.
Nafije Rexha, kandidatja me numër 13 në asamble, mësuesja e dëshmuar ka premtuar se do të vazhdojë të jetë zëri i grave të Mitrovicës kudo dhe kurdo.

Nafije Rexha është e bindur se kandidatura e Arian Tahirit është e duhura për qytetin e Mitrovicës dhe se fitorja e tij do të jetë fitore për qytetarët.