Arian Tahiri e uron Pecin për fitoren
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Mitrovicës, Arian Tahiri, ka uruar kundër-kandidatin e tij, Faton Pecin, për fitoren në këtë komunë.
Tahiri ka pranuar humbjen, teksa ka uruar Pecin për fitoren.
“Nuk kam pasur komunikim, por do ta uroj atë edhe gjithë qytetarët e Mitrovicës. E uroj Faton Pecin përmes kësaj telefonate”, ka thënë Tahiri në një lidhje telefonike në Debat Plus.

