Arian Tahiri nënshkruan marrëveshje të koalicionit me kryetarin e KDTP në Mitrovicë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Ergin Kanin, kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë.
Tahiri ka thënë se koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në qytetin tonë.

