12:44 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ariana e Ermalit mahnitëse, shfaqet me stil nga pushimet

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu, së bashku me familje kanë filluar pushimet .

Bashkëshortja e tij, Ariana, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale ka postuar fotografi nga atje, shkruan Indeksonline.

E veshur me një fustan me ngjyra unike, Ariana edhe këtë herë tregoi se është një grua me një stil me shije.

Ariana, e cila është në pritje të fëmijës së katërt zbuloi barkun e fryrë në fustan të ngushtë derisa dukej tejet atraktive dhe simpatike.

Ndryshe, ajo dhe Ermali kanë edhe tre fëmijë të tjerë, një djalë dhe dy vajza./Indeksonline/