75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ariana e Ermalit, stil me shije dhe forma perfekte

Tashmë disa ditë, Ermal Fejzullahu bashkë me familje kanë nisur pushimet, në Vlorë.

Nga atje kanë ndarë fotografi të ndryshme, duke treguar vendet përrallore që ka jugu i Shqipërisë.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ariana në Instagramin e saj ka sjell imazhe në të cilat shfaqet me shumë stil, joshëse dhe në formë të mirë.

“Vera është koha ime”, ka shkruar Ariana në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkohë, rikujtojmë se Ermalit dhe familjes së tij iu kanë bashkuar edhe miqtë e tyre, artistet si Lumi B me familje, Lyrical Son dhe Ledri Vula me të dashurën./Indeksonline/