Ariana Grande bëhet pjesë e jurisë së “The Voice”

Ariana u bashkua me “The Voice”.
Duket sikur NBC po i thotë në mënyrën më të mirë të mundshme “Thank U, Next”, trajnerit Nick Jonas, shkruan CNN.
Këngëtarja fituese e “Grammy”, Ariana Grande shkroi në Twitter të martën se ajo do të marrë vendin e Jonas si gjykatëse në “The Voice” sezonin e ardhshëm.
“Befasi !!! Unë jam përtej emocionuar, e nderuar, e ngazëllyer që do të bashkohem me @kellyclarkson @johnlegend @blakeshelton sezonin e ardhshëm ~ sezoni 21 i @nbcthevoice!, @nickjonas do të na mungosh”, shkroi Grande në Twitter.
Llogaria zyrtare e emisionit në Twitter e ripostoi atë.
Bashkëtrajneri John Legend shkroi në Twitter “Kaq i ngazëllyer për të mirëpritur Arianën në familjen tonë “The Voice !!”.
Jonas së pari u bashkua me “The Voice” si trajner gjatë sezonit 18-të në pranverën e vitit 2020.
Ai u kthye për të zëvendësuar Gwen Stefani për sezonin e 20-të të shfaqjes.