Ariana Grande dhe Justin Bieber lëshojnë “njoftimin special”

Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë lëshuar një “njoftim special” duke bërë kështu që fansat të spekulojnë se një këngë e re mes tyre, po vjen.
Ata ndanë lajmin në Twitter, ku thanë se të premten (sot) do të zbulohet gjithcka.
see u there everybody ? https://t.co/D5KPxIwZ3L
— Ariana Grande (@ArianaGrande) April 30, 2020
Ndërsa, Skuter Braun, i cili menaxhon të dy yjet cicëroi me dy emoji “looking eyes”.
Detaje tjera dyshja nuk dhanë, por fotografitë e ngjashme i postuan në Instagram.
Bieber postoi një fotografi të Torontos, e rrethuar me mjegull, e ngjashëm bëri edhe Grande me një fotografi të Los Angeles.
Kështu fansat menduan që njoftimi ka të bëjë me një këngë të përbashkët të tyre./Indeksonline/