11:29 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ariana Grande dhe Pete Davidson shkëlqejnë në tepihun e kuq (Foto)

Ariana Grande dhe Pete Davidson po jetojnë momentet më të lumtura të dashurisë së tyre. Çifti i fejuar u paraqitën në “MTV Video Music Awards”, ku ecën në tepihun e kuq për herë të parë si të fejuar, transmeton Indeksonline.

Dyshja nuk mund të ndaheshin për asnjë moment nga njëri-tjetri, ku shkëmbyen shumë përqafime dhe puthje në syrin e kameramanëve.

Buzëqeshja gjatë gjithë kohës i shoqëruan fytyrat e tyre.  Ariana dhe Pete dalë nga dalë po bëhen çifti më i pëlqyer. Grande së fundmi publikojë albumin “Sweetener” që u bë shumë i pëlqyer dhe që këngët e albumit po zënë pozita në të gjitha top listat botërore. /Indeksonline/