18:43 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Ariana Grande drejt bashkimit me njërin nga ish-të dashurit!

Ariana Grande së fundmi është parë duke kaluar kohë me ish të dashurin e saj, Big Sean.

Por, a do të thotë kjo se ata po ribashkohen?

Një burim pranë tyre ka thënë për revistën “Us Weekly” se ata nuk do ta ringjallin lidhjen e tyre të dashurisë.

“Ariana dhe Big Sean nuk e kanë ndërprerë asnjëherë komunikimin mes tyre, por asnjëri nga ta nuk po kërkon që të jenë sërish në një lidhje romantike”, ka thënë ky burim duke shtuar se ish-çifti janë “miq shumë të mirë”.

Thashethemet se ata janë sërish bashkë nisën në muajin shkurt atëherë kur 25 vjeçarja Grande u pa në veturën e këngëtarit në L.A, pasi ishin larguar së bashku nga një studio incizimesh.

Në këtë kohë, të dy – reperi 31 vjeçar dhe fituesja e çmimit Grammy – ishin beqarë.

Ariana Grande ishte ndarë nga i fejuari Pete Davidson në muajin tetor derisa Big Sean i kishte dhënë fund lidhjes së dashurisë me Jhene Aiko në mes të muajit dhjetor.