75 Mall Live Search
21:18 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / F.R

Ariana Grande heq dorë nga bishti ikonik, kthehet brune

Ariana Grande po përqafohet gjithnjë e më shumë me një version të ri të sajën dhe gjithçka nis nga flokët.

Pas tre vitesh bionde për rolin e Glinda-s tek Wicked, këngëtarja dhe aktorja ka lënë pas pamjen ikonike me bishtin e lartë dhe është kthyer brune. Fillimisht, ajo e prezantoi ngjyrën e re në Instagram, ndërsa konfirmimin e dha “live” më 6 nëntor, në një dalje në emisionin francez Le Quotidien.

Në studio, Ariana u shfaq krah bashkëprotagonistëve Cynthia Erivo dhe Jonathan Bailey, me flokët e lëshuara mbi supe, larg look-ut të saj klasik me bisht të tendosur lart.

Por ndryshimet nuk janë ndalur tek flokët. Gjatë xhirimeve të Wicked, Ariana dhe Cynthia kanë vulosur miqësinë edhe me tatuazhe të përbashkëta.

“Kemi bërë të dyja tatuazhet ‘For Good’,” –tregoi Ariana në Le Quotidien, duke iu referuar këngës ikonike të Wicked. “Kemi edhe një që s’mund ta tregojmë. Në fakt, dy që s’mund t’i tregojmë,” –shtoi ajo me humor.

Ndërsa ‘Wicked: For Good’ i afrohet datës së publikimit më 21 nëntor, Ariana Grande po hyn në këtë fazë të re të karrierës dhe imazhit të saj pa bishtin legjendar, por me një glam të ri brune dhe me një familje të re artistësh, me të cilët duket se e lidh diçka shumë më e fortë se thjesht një film.