Ariana Grande konfirmon lidhjen përmes këngës së re, paraqitet me të dashurin në klip

Ariana Grande më në fund ka konfirmuar lidhjen me agjentin e pasurive të patundshme, Dalton Gomez!
Këngëtarja 26-vjeçare dhe Justin Bieber kanë publikuar videon muzikore për duetin e tyre “Stuck with U” dhe të dy partnerët e tyre janë paraqitur në video.

Ndërsa Justin dhe gruaja e tij Hailey Bieber janë bashkë gjatë gjithë videos, Ariana ruajti momentet e saj të veçanta me Dalton për në fund.
Cifti i ri ndanë përqafime dhe puthje ndërsa qëndrojnë në një dhomë gjumi.
Shumë të famshëm të tjerë janë paraqitur në video, si Ashton Kutcher dhe Mila Kunis , Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk , Michael Buble , Chance the Rapper , Jaden Smith , Kendall Jenner , Kylie Jenner , etj. Të gjitha videot janë filmuar në shtëpi gjatë karantinës!/Indeksonline/
