Ariana Grande më e paguara në ‘The Voice’

Ariana Grande po korr suksese të mëdha.
27 vjeçarja njoftoi këtë të hënë se po bashkohet në “The Voice” si trajnere, transmeton Indeksonline.

Sipas Rob Shuter, ajo do të jetë trajnerja më e paguar ndonjëherë.
Burimet tregojnë se Ariana po merr një shumë të konsiderueshme parash. Ajo do të paguhet nga 20-25 milion dollar për shfaqjen, duke u vendosur në të njëjtën kategori me Katy Perry.
Kelly Clarkson u pagua me rreth 15 milion dollarë kur u bashkua ne “The Voice”.
John Legend dhe Blake Shelton marrin rreth 13 milion dollarë në sezon, që do të thotë se gratë në shfaqje po bëjnë më shumë./Indeksonline/
