75 Mall Live Search
15:48 / E Martë, 18 Maj 2021 / OSH

Ariana Grande zyrtarisht e martuar

Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë martuar në fshehtësi. Burime të shumta për mediat kanë treguar se çifti u martuan në shtëpinë e këngëtares në Montecito, të cilën Ariana Grande e bleu Qershorin e kaluar. Mirëpo, asnjëri nuk e ka konfirmuar ende lajmin në rrjetet sociale.

Çifti u fejuan në Dhjetor 2020 dhe kanë qenë së bashku për pak më shumë se një vit. Ndërsa ceremonia vjen pasi portalet e shumta raportuan në Prill se të dy po planifikonin një martesë verore.

Burimet thanë për mediat që të dy kishin në plan të bënin një martesë me miqtë më të ngushtë për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Ata të dy nuk duan një ngjarje ekstravagante të madhe, kështu që ata po zbulojnë se cilat janë opsionet e tyre për një ceremoni intime”, bëri me dije burimi.