13:19 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Ariana Musliu-Shoshi merr pjesë në protestën “Marshojmë, s’festojmë”

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka marrë pjesë në aktivitetin qendror të shënuar në sheshin e Prishtinës, në nder të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Musliu-Shoshi është parë teksa ndante mendimet dhe u qëndronte pranë grave në kauzën e tyre për drejtësi dhe trajtim të barabartë.