75 Mall Live Search
22:09 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / B XH

Ariana Musliu-Shoshi: PDK ka për qëllim që të dalë fitimtare në këto zgjedhje

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ishte sonte pjesë e emisionit “Politiko”, ku tregoi synimet dhe preferencat e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Musliu-Shoshi tha se Partia Demokratike e Kosovës kishte për qëllim që të dal fitimtare në këto zgjedhje dhe se Kosovës i duhet i duhet një parti e cila ka plane të qarta dhe oferta të mira për qytetarët.

Gjithashtu ajo tha se Kosovës i duhet një kryeministër dhe një listë profesionistësh që janë të përgatitur mirë.

“Synimi i Partisë Demokratike të Kosovës është që të dalë fitimtare në këto zgjedhje, për vet faktin që Kosova jonë ndodhet në një udhëkryq dhe ka nevojë për nje parti e cila ka plan të qartë, e cila vjen me një ofertë të mirë për qytetarët dhe për shtetin tonë, e mbi të gjitha me një listë profesionistësh dhe me një kandidat për kryeministër që është i përgatitur dhe ka qenë në shumë poste të larta dhe udhëheqëse në qeveri të kaluara.”, shtoi tutje ajo.