Ariana Musliu – Shoshi për shkarkimin e ambasadorëve: S’është dashur të bëhet me inate politike

Në seancën e sotme në Kuvend, deputetja Ariana Musliu – Shoshi, ka folur për vendimin e djeshëm të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për lirim nga detyra të ambasadorëve të emëruar politikisht, shkruan IndeksOnline.
Ajo tha se të tërheqësh 13 ambasadorë në një kohë, është barrë e rëndë për diplomacinë e Kosovës
“Me tërheqjen e ambasadorëve, ministrja e Punëve të Jashtme ka tentuar të kopjojë praktika nga vende të tjera, të cilat këtë çështje e kanë të rregulluar me ligj. Por të tërheqësh 13 ambasadorë në një kohë, është barrë e rëndë për diplomacinë e Kosovës. Ky veprim rrezikon funksionimin e shërbimit të jashtëm. Kjo do të thotë hakmarrje në shpinë të Kosovës, ky veprim është dashur të bëhet në mënyrë graduale dhe jo me inate politike”, ka thënë deputetja e PDK-së në pikën “deklarime jashtë rendit të ditës”./IndeksOnline/