75 Mall Live Search
18:31 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / F.R

Ariana Musliu-Shoshi rikandidon për deputete nga radhët e PDK-së: Angazhimi im është zotim për të mbrojtur interesin publik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se do të rikandidojë për Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, duke u renditur në listën e PDK-së me numrin 18.

Përmes një postimi në facebook, Musliu-Shoshi ka shprehur mirënjohjen ndaj qytetarëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka theksuar se angazhimi i saj politik buron nga përkushtimi për t’u shërbyer me ndershmëri dhe transparencë, shkruan IndeksOnline.

“Me mirënjohje të thellë ndaj mbështetjes suaj, rikandidoj për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në listën e PDK-së me numrin 18. Ky angazhim i imi buron nga besimi juaj i vazhdueshëm dhe nga përkushtimi im i palëkundur për t’ju shërbyer me ndershmëri e transparencë.Çdo takim, çdo shqetësim që keni ndarë me mua dhe çdo sfidë që e kemi kaluar bashkë e ka forcuar bindjen time se vendi ynë meriton më shumë vizion, më shumë punë dhe më shumë zë të qytetarëve në vendimmarrje”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Sipas saj, angazhimi politik mbetet i fokusuar në mbrojtjen e interesit publik, përparimin e reformave dhe garantimin e drejtësisë dhe mundësive të barabarta.

Ajo shtoi se numri 18 në listë simbolizon vazhdimësinë dhe vendosmërinë për të sjellë rezultate konkrete, duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve për të çuar përpara punët e nisura./IndeksOnline/