19:51 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ariana Musliu-Shoshi-votuesve: Zotohem edhe njëherë që do t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe faqebardhë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar sot deputetët e rinj të partisë së tij për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, deputetja e re e Parlamentit të Kosovës, Ariana Musliu-Shohi ka thënë se në takimin e parë që patën sot si deputetë me Veselin ishte ndjenjë e veçantë e mirënjohjes dhe përgjegjësisë ndaj votuesve.

Musliu-Shoshi u zotua edhe njëherë për përfaqësim me dinjitet dhe faqebardhë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Takimi parë i përbashkët me Kryetarin e Partisë Demokratike z. Kadri Veseli dhe kolegët tjerë deputetë të sapozgjedhur të PDK-së.

Me këtë rast ndaj ndjenjen e veçantë të mirënjohjes dhe përgjegjesisë me Ju votues të nderuar, që më besuat përfaqësimin tuaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe njëherit zotohem që do të ju përfaqësoj me dinjitet dhe faqebardhë.

Nga zemra ju uroj punë të mbarë kolegëve deputetë dhe falenderim të veçantë Kryetarit z. Veseli për besimin ndaj secilit prej nesh si përfaqesues të PDK-së.