75 Mall Live Search
11:28 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Ariana Musliu-Shoshi: Vuçiq mundet ta shoh Kosovën veç në foto dhe në ëndërr

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që dje ka publikuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb në rrjetin social “Instagram”.

Por Musliu-Shoshi ka thënë se “as që duhet me u mërzitë për këtë punë”, shkruan IndeksOnline.

Deputetja e PDK-së tha se Vuçiqi përveç se në foto, mundet me pa Kosovën edhe në ëndërr.

“Shumë reagime për hartën e Kosovës, të cilën e paska postuar në instagram presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Me e thënë të drejtën, as që duhet me u mërzitë për këtë punë. Përveç se në foto, ai mundet me pa Kosovën edhe dikund tjetër, në ëndërr.

Zhgjëndërr, në asnjë mënyrë. Kosova është e përjetshme, sepse kështu u bë falë përpjekjeve për liri dhe pavarësi, të drejta politike, shoqërore e ekonomike”, tha ajo./IndeksOnline/