20:09 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ariana preferon të ruaj traditën, paraqitet me këtë veshje!

Ariana Fejzullahu njihet si një personazh mjaft aktiv nëpër rrjetet sociale.

Gruaja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu vazhdimisht shfaqet nëpër rrjetet sociale, kryesisht në Instagram, ku numëron mbi 220 mijë ndjekës, shkruan Indeksonline.

Ajo njihet si një femër me shumë stil e shije nëpër paraqitjet që bën.

Së fundmi ajo ka treguar se preferon të ruaj traditën duke u paraqitur me një veshje tradicionale.

“Kur modernizimi kaplon botën, ne çdo ditë e më shumë e ruajmë traditën. E jona dhe gjithmonë me ne!”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive të publikuara. /Indeksonline/