75 Mall Live Search
17:42 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arianit Ahmeti është gati për të kandiduar për të parin e FFK-së

Njëri nga kandidatët për postin e të parit të FFK-së është edhe Arianit Ahmeti.

“Nëse programi, të cilin e ofroj unë, pranohet nga klubet e futbollit, do të jem i gatshëm. Siç e dini edhe ju, në futbollin e Kosovës ka shumë pakënaqësi të krijuara nga udhëheqja e deritashme e FFK-së. Shumica e klubeve tani e dëshirojnë këtë ndryshim”, përfundoi Ahmeti për “Zeri.info”.

Ahmeti në mars të vitit të kaluar është larguar nga FFK-ja, ku e ka ushtruar detyrën e zëvendëssekretarit.

Ahmeti ishte pushuar nga puna si zëvendëssekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës pak pasi kishte pretenduar postin e kryetarit të FFK-së.

Saktësisht, Ahmeti insistonte se kryetari aktual Agim Ademi ka mandat dyvjeçar, derisa thoshte se zgjedhjet në FFK do të mbaheshin në fillim të këtij viti.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke pretenduar në shkelje të statutit nga Ahmeti, e pushoi atë nga puna.