Arianit Ahmeti fiton betejën ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë të IP-s

Me 4 dhjetor, FFK me në krye Agim Ademin e kishte larguar nga puna, zv-sekretarin Arianit Ahmeti, pasi ky i fundit kishte shfaqur interesimin për të kandiduar për kryetar të Federatës.
Vitin e kaluar , Ahmeti e kishte parë si të pa drejtë vendimin për largimi e tij nga puna, ku për këtë ishte ankuar edhe në organet kompetente, ku Inspektorati i Punës gjeti një mori shkeljesh në vendimin e FFK-së për ta shkarkuar Ahmetin nga detyra e zv- sekretari të Federatës, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, nga dokumentacioi që ka siguruar IndeksOnline, IP shkruan se Arianit Ahmeti e ka fituar betejën edhe në shkallën e dytë, kjo pasi vendimet e FFK-së për ta larguar Ahmeti nga puna ishin të pa bazuara.
Inspektoriati i Punës obligon FFK-në që të shfuqizojë vendimin për largimin nga puna të Arianit Ahmetit, si dhe të gjithë veprimet e tjera të cilat rrjedhin nga procedurat e marrëdhënies së punës të Ahmetit.




