Arianit Koci: Dëshmitë e fabrikuara që dërgoj prokuroria serbe në Hagë ndaj Thaçit

Avokati Arianit Koci, i ftuar gjatë një interviste në televizionin shqiptar ABC Neës, ka komentuar intervistimin që i është bërë presidentit të vendit Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë javën e kaluar, duke thënë se aktakuzat ndaj tij duhet të konfirmohen pjesërisht apo të hidhen brenda gjashtë muajve, transmeton IndeksOnline.
“Aktakuza është dorëzuar me 24 prill dhe sipas rregullës 85 të rregullores së procedurës së provave, aktakuza duhet të konfirmohet, pjesërisht të konfirmohet apo edhe të hidhet brenda gjashtë muajve”, tha Koci.
Koci ka thënë tutje se pas intervisitimit të Thaçit prokuroria ka dëgjuar edhe anën tjetër dhe duhet të marrë për bazë edhe dëshmit e tij si prova shfajësuese.
“Pas intervistës së zotëri Thaci besoj pretendimet janë sqaruar pas dëgjimit edhe nga ana tjetër dhe prokurori si profesionist është i obliguar që të merr edhe prova shfajësuese”, theksoi Koci.
Sipas tij një gjë që e bën këtë proces të dyshimtë është se pikërisht në ditën kur Thaçi ka arritur në Hagë, ish prokurori për krime lufte në Republikën e Serbisë, Vladimir Vukceviq, ka thënë se këto janë aktakuza që janë ngritur nga provat e prokurorisë serbe.
“Është simptomatike, sepse ditën kur zotëri Thaçi ka arritur në Hagë ish prokurori publik për krime lufte në Republikën e Serbisë, zotëri Vladimir Vukceviq, Ka thënë se kjo aktakuzë është ngritur me provat e Republikës së Serbisë, pra të kësaj prokurorie. Çfarë provash mund të sjell një shtet që ka qenë në lufte në atë kohë me neve? Pra kjo deklaratë potencialisht e kontaminon lëndë dhe çdo dëshmi që ka dorëzuar kjo prokurori duhet të shikohet me dyshim për shkak se potencialisht është e fabrikuar”, nënvizoj Koci./IndeksOnline/